Socialistët zbulojnë, buxheti hartohet për miq

Socialistët zbulojnë, buxheti hartohet për miq

59
0
Shares

Të paktën 2 deputetë socialistë kanë kundërshtuar mënyrën se si është ndarë buxheti i vitit 2017 për zona të ndryshme elektorale duke i kërkuar qeverisë të shtojë fondet për zonat e tyre.

Deputeti Pirro Lutaj ka kërkuar që të bëhen investimet në zonën e tij, sipas abc neës. Lutaj ka theksuar se këto investime janë premtuar nga socialistët dhe banorët janë ende në pritje.

Nga ana tjetër, edhe deputeti Xhemal Qefalia ka kërkuar që deputetët të trajtohen njësoj në shpërndarjen e fondeve për zona të ndryshme të vendit. “Ne s’jemi vetëm për të ngritur kartonin jeshil”, mësohet të ketë deklaruar Qefalia, duke u shprehur i pakënaqur me fondet që janë destinuar për zonën e tij elektorale.

Në mungesë të kryetarit Rama, mbledhjen e grupit parlamentar e drejtoi Gramoz Ruçi, i cili, si gjithmonë, kërkoi nga deputetët të mos mungojnë në seancë plenare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY