Horoskopi, 4 gusht 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 4 gusht 2019/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

135
0
Shares

Dashi

Nuk jeni shumë të kënaqur nga mënyra se si janë gjërat sa i takon sferës personale dhe asaj profesionale. Dëshironi më shumë garanci, por kjo periudhë është veç surpriza, ndaj jetoni momentin. Kjo gjë mund të gëzojë ata që nuk duan të bëjnë jetën e zakonshme dhe ata që kërkojnë konfirmime kur ndodhen në vështirësi. Korriku ka qenë një muaj i rënduar sa i takon dashurisë, por fatmirësisht tashmë do të gjeni bashkëpunimin në çift. Takime të reja parashikohen edhe për ata që janë vetëm.

Demi

Kush ka jetuar një krizë në dashuri ose ka çuar përpara një ndjenjë të fortë, tashmë do të ndjejë më shumë vështirësi. Ka ardhur koha që të bëni disa zgjedhje, në mënyrë që të ndiheni më të qetë. Kjo fazë e mbushur me tension do të zgjasë deri në mes të gushtit. Kush është i përfshirë në punë, duhet të tregohet më i kujdesshëm në shmangien e debateve. Me gjasë do të jeni shumë të zënë lidhur me çështjet familjare apo me paratë.

Binjakët

Gjatë kësaj të diele, mund të keni pranë njeriun më të mirë në botë, por sërish do të ndjeni nevojën për ta qortuar dhe për ta vendosur me shpatulla pas muri. Disa konflikte do të jenë të pashmangshme për ballafaqim, sidomos tek çiftet që kanë kohë që janë bashkë. Këshillohet që të shmangni polemikat në një ditë kaq të tensionuar dhe do bënit mirë të mos rrezikonit.

Gaforrja

Gjatë kësaj periudhe personat që janë vetëm, mund të kërkojnë marrëdhënie me të lindurit e shenjës së Virgjëreshës dhe Demit. Këta persona janë në dukje shumë të fortë dhe të sigurtë për të ardhmen, por nga ana tjetër kanë nevojë gjithmonë për një person që ti drejtoj. Edhe ata që janë të dobët, do të shfaqen më të fortë nga sa janë në të vërtetë, por do të kenë nevojën e një pike referimi. Ky është një moment i mirë për kontakte të mira, për udhëtime dhe eksperimente sentimentale.

Luani

Kjo është një fundjavë shumë interesante sa i takon dashurisë. Nëse jeni ndarë së fundmi, ka mundësi që të ketë disa tensione. Historitë e lindura prej pak kohësh, janë mjaft të favorshme. Përgjithësisht kjo është një periudhë shumë kreative, gjatë së cilës keni dëshirë që të bëni shumë gjëra. Shpesh ju ndodh të ndiheni shumë të sigurtë ne vete dhe herë tjetër, jeni shumë sipërfaqësorë.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje dinë të japin shumë dashuri, janë shumë pasionantë por edhe xhelozë. Megjithatë ndonjëherë mund të duken të mënjanuar. Keni nevojë për rregulla dhe një organizim më të mirë për të ecur përpara. Gushti është një muaj gjatë të cilit do të ndjeni nevojën për të sistemuar gjërat.

Peshorja

Kjo e diel është mjaft e veçantë për gjithë ata që kanë përjetuar një ndarje së fundmi. Ndoshta ndonjë ish, mund të pretendojë më shumë, ose në punë do të kërkoni më shumë garanci. Është një fazë transformimi, e cila duhet menaxhuar me durim. Duhet të zgjidhni disa vështirësi dhe të merrni masa në sferën sentimentale, pasi do ju duhet të ruani qetësinë dhe të mos rrëmbeheni nga optimizmi.

Akrepi

Doni që të ndryshoni kapitukll, të shkoni në një qytet tjetër dhe të nisni një punë të re. Por nga ana tjetër edhe personat më impulsiv duhet ti bëjnë llogaritë me disa limite, në mënyrë që të mos rrezikojnë. Jeni në pritje të një përgjigje, e cila do ju lodhë disi. Duhet të gjeni mënyrën që të mos dekurajoheni nga vonesat.

Shigjetari

Kjo është një fundjavë gjatë së cilës e vërteta do të dalë në dritë. Do të keni dëshirë për të fituar një sfidë dhe për të lënë gjurmë tek një person që ka rëndësi për ju. Do të përballeni me një sërë nismash të cilat do ju çojnë larg. Bëni mirë që ti planifikoni sa më parë, gjërat që keni për të bërë.

Bricjapi

Do të jeni të përhumbur në mendime dhe në kërkim të stabilitetit. Do të ndiheni gati për të lënë pas krahëve gjithçka dhe për t’ia nisur nga zero. E diela është një ditë mjaft e favorshme sa i takon takimeve. Bëni mirë të harroni një moment të mbushur me tensione dhe vështirësi, në mënyrë që të ecni përpara.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë momente të forta konfuzioni. Ndoshta do të mbyllet një bashkëpunim, i cili kërkon të trajtohet me kujdes. Tashmë po kuptoni se nuk e keni pasur aspak të lehtë që të arrini një objektiv që i keni vendosur vetën, por ajo që ka rëndësi në këtë moment, është të gjeni forcën për të reaguar. Duhet të ktheheni dhe të përqendroheni tek familja dhe ndjenjat rreth saj, shkruan noa.al.

Peshqit

Horoskopi i kësaj dite është mjaft pozitiv, nën ndikimin e një qielli të favorshëm, të mbushur me emocione dhe me dëshirë të madhe për tu rikthyer në lojë. Do të përjetoni momente gjatë së cilave do të ndjeheni vetëm, ndoshta për shkak se nuk ndiheni të kuptuar nga një person i cili nuk është më i pranishëm në jetën tuaj. Tashmë po mundoheni që të rimerrni veten dhe të lini pas krahëve eksperiencat e rënda me të cilat jeni përballur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY