Teatri/ Hapet llogaria bankare, Aleanca thirrje qytetarëve për mbështetje

Teatri/ Hapet llogaria bankare, Aleanca thirrje qytetarëve për mbështetje

86
0
Shares

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka hapur se fundmi nje llogari bankare, ne vazhdin e qendreses kunder shembjes se godines, duke kerkuar ndihmen financiare te qytetarëve dhe te artdashesve, per realizimin e nje Festivali me ne fokus kauzen e tyre.

Përmes një postimi në llogarinw zyrtare nw “Facebook”, Aleanca siguron kontribuesit se pwr çdo veprim me fondet e dhuruara, ata do të njoftohen përmes kanaleve të saj tw komunikimit dhe se transparenca do të jetë e plotë.

“Sot është hapur dhe një llogari bankare, ku të gjithë mund të kontribuojnë për të vijuar mbrotjen e Teatrit. “Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë.

Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit. Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese”, shkruan AMT në postimin e saj në Facebook.
Postimi i plotë i AMT-së:

Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare.

Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit.
Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese.

Llogaria bankare është krijuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe është e bashkëmanaxhuar nga: Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.
===
Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj
Numri i llogarisë bankare është:
IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLW
IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR
SWIFT: NCBAALTXXX
===

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton dashamirësit e kauzës që të kontribuojnë sipas mundësive për të mbajtur gjallë e në jetë Teatrin Kombëtar.
Në fotot bashkangjitur do të gjeni një kërkesë të 56 qytetarëve që ne të ndërmernim këtë veprim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY