Kush është “truri” i gjobëvënësve të Tiranës , zbuloni emrin

Kush është “truri” i gjobëvënësve të Tiranës , zbuloni emrin

250
0
Shares

Detaje të reja jane zbuluar nga arrestimi i dy personave këtë të premte në Tiranë të akuzuar për gjobëvënie.

Policia arrestoi Edmond Gecaj, 30 vjeç, një personazh i njohur sot për blutë e kryeqytetit, I.B., 18 vjeç ndërsa u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, të gjithë me banim në Tiranë.

Gecaj dyshohet se ishte “truri” i bandës së gjobëvënësve dhe preja e tij ishin biznesmenët. Rasti i fundit ishte vendosja e një gjobe të majme prej 12 mijë euro një biznesmeni në kryeqytet i cili në kushtet e shtrëngimit ka paguar te Gecaj 7500 euro.

Pasi ka dorëzuar këtë shumë, biznesmeni ka njoftuar policinë e cila ndërmori operacionin e koduar “Përsëritësit” duke prangosur Gecajn dhe bashkëpunëtorin e tij adoleshent.

Edmond Gecaj rezulton person me precedent të theksuar kriminale. Në mars të vitit 2016, atëherë 27 vjeç, Gecaj ka tentuar të vrasë me thikë në rrugën “Hoxha Tahsim”, shtetasin Femi Mëziu 44- vjeç, president i ekipit të futbollit “Korabi”.

Shkak i konflikt mes palëve ka qenë një shumë e madhe borxhi të cilën Mëziu u kishte marrë personave. Mëziu pranoi atëherë se u kishte marrë personave 20 mijë euro ndërsa Gecaj pretendon se borxhi kishte vlerën e 50 mijë eurove. Edhe pse u arrestua për tentativë vrasje, Edmond Gecaj ka dalë nga burgu një vit pas ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY