VIDEO/ Dhunoi barbarisht gruan te QSUT,ja kush ishte autori

VIDEO/ Dhunoi barbarisht gruan te QSUT,ja kush ishte autori

107
0
Shares

Protagonisti i videos që u përhap në mënyrë virale pak ditë më parë, ku shfaqej një i ri që dhunonte barbarisht një grua në ambientetet e jashtme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

I biri i këtij të fundit u vu në qendër të medias lidhur me dhunën e ushtruar ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku, e cila u tërhoq më pas nën ndikimin e kësaj familje, me mjaft ndikim në zonën e Fushë Krujës.

Lidhja fisnore e agresorit me ligjvënësin socialist, u bë e ditur nga gazetarja e televizionit “Top Channel”, Anila Hoxha, në një postim sajin në llogarinë personale në “Facebook”. “E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Hoxha.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar me vonesë edhe Policia, që njofton se e ka shoqëruar 26-vjeçarin dhe e ka proceduar penalisht.
Deputeti Rraja dhe familja e tij u vënë në qendër të vëmendjes së publikut rreht një vit më pare, kur u publikua skandali i Xhisiela Malokut, ish-të dashurës të të birit, Rexhep Rrajës. Ishte polici Emiljano Nuhu, i larguar nga Shqipëria, që bëri publik çështjen “Xhisiela”, ku djali i deputetit akuzohej për dhunë të vazhdueshme ndaj ish-të dashurës.

Edhe Ramazani, që shfaqet në videon e fundit, u përmend në atë ngjarje nga polici Nuhu, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga nipi i deputetit kur kishte marrë përsipër çështjen “Xhisiela”.
Rasti i Xhisiela Malokut u mbyll me tërheqjen e vajzës nga denoncimet për dhunë.

#lleshimosfligjumë

E pa konceptueshme se si kjo mund të ndodhë në mes të Tiranës.

Publiée par JOQ Albania sur Jeudi 1 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY