“41% të aksioneve i ka një mik i KM”, Ish-deputeti flet mbi...

“41% të aksioneve i ka një mik i KM”, Ish-deputeti flet mbi Air Albania: Lali i madh nuk flet për këto fakte

100
0
Shares

Ish-deputeti Genc Pollo posedon informacione lidhur me Air Albania, të cilat kryeministri Edi Rama nuk do ti bënte kurrë publike ne menyre qe te ishte transparent me publikun.

Pollo, në një postim në rrjetet sociale shkruan se 41% e aksioneve të kompanise ajrore e zotëron një prej miqve të Ramës, pa investuar fare. Pollo thotë se shteti shqiptar posedon vetëm 10% të aksioneve në Air Albania.

“Ajo që mbetet pa thënë është se 41% të aksioneve të “kompanisë ajrore kombëtare” të Shqipërisë e posedon njê “mik” i KM Rama. I ka marrë këto 41% pa investuar gjë e “pa hudh ndonji lek”. 

Air France, Lufthansa, British Airways e Alitalia janë themeluar fill pas L2B nga qeveritë përkatëse si kompani ajrore kombëtare me pronësi 100% shtetërore. Shefi i qeverisë së 🇫🇷🇩🇪 , 🇬🇧 e 🇮🇹 asokohe nuk do kishte menduar e jo më guxuar t’i falte aksione ndonjë “miku”. Për më tepër shteti shqiptar posedon vetëm 10% në Air Albania.
Lali i Madh e ka pak bezdi të flasë për këto fakte,-shkruan Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY