VIDEO/Nuk ka të ndalur dhuna nga “Rrajat”, nipi i deputetit socialist godet...

VIDEO/Nuk ka të ndalur dhuna nga “Rrajat”, nipi i deputetit socialist godet gruan në mes të rrugës

177
0
Shares

Policia ka zbardhur ngjarjen e regjistruar në kamera disa ditë më parë e cila u bë publike në disa media, ku shihet një burrë duke dhunuar një grua.

Në deklaratën shpërndarë mediave, policia thotë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.

Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Ramazan Rraja 26 vjeç, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe e kanë proceduar penalisht.

Sakaq, policia bën me dije se ka pezulluar nga detyra edhe efektiven e policisë që u pa në video që nuk ndërhynte kur ky person dhunonte gruan. “Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.” – thuhet në deklaratën e policisë.

#lleshimosfligjumë

E pa konceptueshme se si kjo mund të ndodhë në mes të Tiranës.

Publiée par JOQ Albania sur Jeudi 1 août 2019

Njoftimi i plotë:

Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.

Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY