Ngjarje e rëndë në Divjakë, kthehet në fshatin e lindjes dhe i...

Ngjarje e rëndë në Divjakë, kthehet në fshatin e lindjes dhe i jep fund jetës

175
0
Shares

Një 62-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës dhe pse ngelet ende mister rrethana në të cilin ndodhi ngjarja. Dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin e tij të lindjes.

Merdar Kërku, banues në fshatin Bicukas në Divjakë, është kthyer dy ditë më parë në vendlindjen e tij, në fshatin Kapinovë të Poliçanit dhe mëngjesin e sotëm ka qëlluar veten me armë zjarri në kasollen e vjetër pranë tokave të tij.

Babai i 3 fëmijëve është gjetur i vrarë nga komshinjtë e tij, të cilët pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh janë afruar në banesën e vjetër të Kërkut dhe e kanë gjetur atë të shtrirë pa jetë dhe të mbuluar me gjak.

62-vjeçari është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që janë njoftuar edhe familjarët e viktimës të cilët jetojnë në Divjakë të Lushnjes, raporton b.w.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY