Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Lulzim Basha e ka cilësuar Vangjush Dakon, si bankomat personal të Edi Ramës.
Basha, referuar përgjimeve dhe shpalljes non-grata nga SHBA të Dakos, thotë se ish-kryetari i Bashkisë ende nuk e marrë dënimin që meriton, kjo pasi siguron mbrojtjen e kryeministrit.
“Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.
Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.
Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët”,-shkruan Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/