Rama u mburr me zhdukjen e infeksioneve spitalore, Vasili ia nxjerr “të...

Rama u mburr me zhdukjen e infeksioneve spitalore, Vasili ia nxjerr “të palarat”: Bën si mjek dhe flet broçkulla

96
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka shënjestruar kryeministrin Edi Rama, teksa këtë herë e kritikon lidhur me shëndetësinë, një prej temave për të cilat Rilindja është kritikuar.

Vasili i referohet këtu një prej deklaratave të Ramës, i cili shprehej me siguri lidhur me sterilizimin e produkteve në spitalet e vendit qe po i zhdukte dhe infeksionet. Por Vasili i kujton se infeksionet nuk zhduken vetem prej sterilizimit.

Vasili ka dilemma përsa i përket këtij fakti, dhe këtu nuk kursen as ironinë ndaj Kryeministrit. Sipas Vasilit, Rama nuk e ka idenë se çfarë po ndodh me spitalet, ku dhe pse ka dhene me koncesione, nuk e ka shmangur aspak infrasktururën e dobët dhe shërbimin e munguar i cili ka çuar dhe në burim infeksionesh.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Shkollepaku ben si mjek dhe flet broçkulla!!

Shkollepaku tha ne nje nga zderhalljet e tij mediatike para ca ditesh se “infeksionet spitalore jane afer zeros se ky kishte bere PPP(koncesion) per sterilizimin e instrumentave”.

Ndonje “shejtan a shejtane” ne kryeministri a ministri vazhdon e tallet si gjithmone me kete injorant, se e dine qe ky ç’ti japesh para ate flet, njelloj si qente qe hane çtu vene perpara  here ndonje kocke, here konserva, here mbeturina gjellesh.

Infeksionet spitalore kane dhjetra arsye perse  shfaqen dhe per kete arsye jane edhe teper te veshtire per tu luftuar kudo ne bote edhe ne ambientet spitalore me infrastrukturen me te persosur e moderne.

Sterilizimi i instrumenteve eshte vetem njeri nga keto dhjetra shkaqe dhe as ka qene ai percaktuesi ne dominimin e tyre dhe aq me pak qe ti conte drejt zeros.

Pasi beteja me infrastrukturen e dobet dhe me shume sherbime mjeksore qe jane burim i infeksioneve spitalore apo nozokomiale si dhe rezistenca teper e rritur ndaj antibiotikeve jane ato qe percaktojne e dominojne te gjithe tablone e ketij problemi madhor te mjeksise boterore.

Asnje specialist mjeksie ne bote nuk do guxonte te thoshte qe po cojme ne zero infeksionet spitalore se sterilizuam instrumentet me PPP((koncesion).

Ka edhe nje protokoll te plote qe detajon luften kunder infeksioneve spitalore qe ne vitin 2012,i cili u pergatit nga specialiste te shkelqyer profesionalisht dhe teper modeste moralisht.

Po ta lexonte sado pak kete protokoll shkollepaku do skuqej per brockullat,qe flet.

Megjithate te nderuar miq, keto shpjegime ishin vetem per ju dhe ne respekt te deshires tuaj per te ndare informacione korrekte.

Ky shkollepaku nuk lexon e kupton asnje rresht nga keto sepse ai eshte rehat.

Ai i eshte i lumtur se di shkrim e lexim dhe keto mjaftojne, qe ai te vazhdoje te lexoje cfare ti vene perpara si qeni me ushqimin me nje fjale…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY