AKSIDENT/Dy shqiptarë humbin jetën në Itali

AKSIDENT/Dy shqiptarë humbin jetën në Itali

54
0
Shares

Dy shqiptarë humbën jetën sonte në Italië në dy aksidente të ndryshme.

Një grua shqiptare e moshës 45-vjeçare mbeti e vdekur në një aksident rrugor që ndodhi në Ponsacco të Pisa, raportojnë mediat italiane.

Sipas “Repubblica”, ka qenë e tmerrshme pamja që kishin para syve kur ka mbërritur policia dhe zjarrëfikësit.

Trupi i viktimës pasi ishte goditur nga mjeti, kishte mbetur i bllokuar poshtë tij. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, si dhe një vinçi që ka ngritur makinën për të nxjerrë trupin e pajetë.

Mësohet se shkaktar në aksident ka qenë një shofer i moshuar që humbi kontrollin e makinës.

Gruaja thuhet se ka inicialet D.B dhe jetonte prej vitesh në Itali.

Një tjetër aksident tragjik ndodhi po këtë mbrëmje në Massarosa, Itali, me pasojë humbjen e jetës së një shqiptari.

Ai është 29-vjeçari Ledian Ujkaj i cili po udhëtonte me një motor skuter ku rdoli nga rruga. Trupi i tij u gjet brenda një kanali anash rrugës.

Sipas mediave italiane, nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY