Rama i nxorri deklaratat, Ema Andrea i “kërkon” llogari: Mbani përgjegjësi për...

Rama i nxorri deklaratat, Ema Andrea i “kërkon” llogari: Mbani përgjegjësi për rrënimin e Teatrit

122
0
Shares

Teksa kryeministri Edi Rama ka ditë që përdor emrat e artistëve për godinën e Teatrit, ka dhe nga ta që nuk ia përtojnë dhe replikojnë me të. Pasi postoi deklaratën e aktores Ema Andrea lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, e cila ishte dakord me prishjen e tij, kio e fundit i ka kthyer përgjigje përmes komenteve.

Poshtë postimit të kryeministrit, Ema Andrea ka replikuar me kryeministrin duke i kërkuar llogari për lënien e Teatrit në kushtet ku edhe ndodhet.

“E meqe kemi edhe vëmendjen Tuaj, edhe të atyre që nuk kanë qënë asnjëherë në Teatër, më lejoni të përsëris: të mbajë/në përgjegjesi kushdo ka lejuar që godina të rrënohet e të rrezikojë jetën e artistëve, të cilët kanë krijuar në kushte aspak dinjitoze dhe spektatorëve të teatrit,”-shkruan Andrea.

Replika e Ema Andreas:

“Do kisha dashur të ishin në këtë faqe, emrat e shumë artistëve shqiptare, (që nuk jetojnë jashtë Shqipërie) për sukseset e tyre, për veprat e tyre, jo aq për vëmendjen tuaj personale, sa për besimin, se meritojnë mirënjohje institucionale, për vlerën e veprës së tyre, e cila do ndërtojë kujtesën e së ardhmes. Do kisha dashur të vlerësohen përpara se të vdesin. Por morëm vëmendjen tuaj, për këtë rast. Tuajën dhe të atij publiku që nuk ka qënë asnjëherë në Teatër!

E meqe kemi edhe vëmendjen Tuaj, edhe të atyre që nuk kanë qënë asnjëherë në Teatër, më lejoni të përsëris: të mbajë/në përgjegjesi kushdo ka lejuar që godina të rrënohet e të rrezikojë jetën e artistëve, të cilët kanë krijuar në kushte aspak dinjitoze dhe spektatorëve të teatrit. Do të ndodhë vallë? Besoj se shumë shpejt do të kemi në këtë faqe, edhe opinionin publik të drejtuesve të TK, të cilët mbartin vlerat e përgjegjësive që Ju i keni besuar! Dhe, Po, ëndërroj një teatër të ri, 10 teatro të rinj Kombëtare e alternative, ashtu si një piktor ëndërron një mur pa lagështirë për veprat e tij, por kjo nuk mjafton! Duhet një sistem ku artistët të kenë hapësira krijuese e konkuruese! Një sistem përmes të cilit artisti të mund të jetojë me dinjitet me profesionin e tij, i pavarur nga listat e të gjitha niveleve! Flm!”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY