Ëndërroni të bëheni policë? Shtyhen aplikimet deri në 15 gusht

Ëndërroni të bëheni policë? Shtyhen aplikimet deri në 15 gusht

64
0
Shares

Policia e Shtetit ka shtyrë deri më 15 gusht 2019, afatin për aplikimet për pranim në Kolegjin Profesional të Lartë për “Patrullë e Përgjithshme”, ku pritet të plotësohen 500 vende.

Sipas policisë, një vendim i tillë është ndërmarrë nisur nga kërkesat e shumta të adresuara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në Drejtoritë Vendore të Policisë nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të konkurruar dhe bërë pjesë e Policisë, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur dot të plotësojnë gjithë dokumentacionin deri më datën 3 gusht.

Policia e Shtetit, u vjen në ndihmë aplikantëve, të cilët dy prej dokumenteve të kërkuara, certifikatën familjare dhe dëshminë e penalitetit, do t’i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët.

Njëkohësisht të gjithë aplikantët që janë regjistruar në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs, dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifikohen dhe nuk kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Formulari dhe lista me dokumentet që duhet të plotësojnë aplikantët, tërhiqen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin të regjistruar në Gjendjen Civile.
Ministria e Brendshme e shikon me shumë interes dëshirën e të rinjve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe inkurajon aplikantët për një garë të ndershme bazuar në meritë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY