Kryebashkiaku i Përrenjasit betohet jashtë bashkisë

Kryebashkiaku i Përrenjasit betohet jashtë bashkisë

78
0
Shares

Paraditen e sotme në ambientet e gjimnazit të Përrenjasit u konstituua këshilli i ri bashkiak dhe u betua Kryetari Nuri Belba i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Belba, ish-deputet i PS në legjislaturën në vazhdim, përfaqësues i PS sipas procedurës bëri betimin për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme këtë bashki të drejtuar gjatë katër viteve të fundit nga Miranda Rira e LSI.

Ndërsa Flutura Haka u rizgjodh kryetare e këshillit bashkiak të Përrenjasit duke marrë 18 vota e të pranishmëve.

Në rrethanat politike të krijuara pas 30 Qershorit ku pushtetin nuk e kishte PS në Bashkinë e Përrenjasit, Konstituimi u krye jashtë ambienteve të bashkisë.

LSI e cila drejtoi gjatë katër viteve të shkuara këtë bashki ka deklaruar se nuk e njeh 30 qershorin dhe se Miranda Rira do vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa sipas koalicionit opozitar të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme në 13 tetor, sikurse thotë dekreti i Presidentit Meta.

Nga ana tjetër, Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të këshillit të ri bashkiak dhe kryetarit të bashkisë Nuri Belba ka vlerësuar përbërjen cilësore të anëtarësisë së këshillit të ri që sipas tij ka një spektër edhe më gjithëpërfshirës politik sesa në të kaluarën por pa përfaqësues të PD e LSI që vetëpreferuan të mos bëheshin pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Këtë të enjte janë zhvilluar dhe konstituimet e këshillave bashkiakë në Librazhd e Belsh, e Cërrik ku përkatësisht, Kastriot Gurra, Arif Tafani dhe Andis Salka u betuan për një mandat të dytë radhazi. Gjatë ditës së sotme konstituohen edhe këshillat bashkiakë të Elbasanit dhe Gramshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY