Gjermani/ Vritet 21-vjeçari shqiptar

Gjermani/ Vritet 21-vjeçari shqiptar

187
0
Shares

 

21-vjeçari shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Kassel të Gjermanisë. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, bëhet fjalë për një 26-vjeçar të arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.

I dyshuari për vrasjen e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja, por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është arrestuar nga autoritetet gjermane.

Njësia Speciale e Policisë e arrestuan atë në shtëpinë e tij mëngjes.
“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve, viktima ka lindur në Kassel, ndërsa familja e tij është nga Kosova”, shkruan portali gjerman HNA.de

Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin me njëri-tjetrin. Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar motivi i krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY