Të tjera detaje zbulohen për atentatin e mbrëmshëm me shpërthim eksploziv ndaj Gerti Aleksit, nëndrejtorit të ALUZINI-t, në Durrës.
Burime të Policisë Vendore bëjnë të ditur se janë shoqëruar 14 persona, por për asnjërin prej tyre nuk është ngritur ndonjë akuzë e mundshme konkrete, ndërkohë që po verifikohen, dëshmitë e tyre, me cilësinë e dëshmitarëve apo personave që mund të kenë dijeni.
Shpërthimi i fuqishëm tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit. Një sasi e konsiderueshme tritoli ishte e vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip “Land Rover” fuoristradë.
Automjeti ishte parkuar në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar, e njohur ndryshe si zona e “Vollgës”, pranë vendit ku banon familja Aleksi. Dëshmitarët i thanë policisë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por dëme ka pasur vetëm tek automjeti dhe dera e parkimit para së cilës ishte lënë makina.
“Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr. 1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të mjetit tip fuoristradë, me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A. S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, kryesisht në pjesën ku ishte vendosur lënda plasëse. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi, por pa bërë të njohur faktin se makina përdorej nga numri dy i ALUIZNI-t, një ndër institucionet me interes për shumë qytetarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/