FOTO/ Plazhet e Vlorës , pushuesit përballen me probleme serioze

FOTO/ Plazhet e Vlorës , pushuesit përballen me probleme serioze

151
0
Shares

Teksa sezoni i verës po arrin kulmin edhe numri i pushuesve pritet të ketë pikun më të lartë në muajin gusht, problemet në plazhin e Vlorës janë shtuar.

Papastërtia mbetet një nga ankesat kryesore të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që tashmë kanë mbushur plazhet.
Kryesisht përgjatë Plazhit të Vjetër, ata thonë se hasin jo rrallë mbeturina dhe po ashtu qen endacakë, të cilët janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm.

Pushuesi: Lë shumë për të dëshiruar plazhi. Ka qen endacak, dhe shumë plehra.
Pushuesja: Lë për të dëshiruar papastërtia, por për mua më shumë problematikë janë qentë e rrugës që enden kudo, lart e poshtë. Janë të rrezikshëm

Më herët pushuesit kanë ngritur edhe problemin e ujërave të zeza, të cilat derdhen në det.

Edhe pse kjo është një ankesë e përsëritur prej vitesh, sipas raportimeve situate vijon të jetë e njëjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY