Aleanca për Teatrin poston foton e projektit në zonën e qendrës

Aleanca për Teatrin poston foton e projektit në zonën e qendrës

134
0
Shares

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar në faqen zyrtarë në “Facebook” një foto, që pretendohet dëshmon një projket për ndërtimin e një kulle tjetër në qendër të kryeqytetit.

Sipas Aleancës, projekti do të zërë vend në zonën e “Ushtarit të Panjohur”, ku aktulisht ndodhet një lulishte.

Bashkëngjitur fotos, Aleanca shkruan se “qyteti lavatriçe në mendjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë”.

Postimi në Facebook:
“Kjo eshte lavatriçja tjetër e parave të pista që tashmë do i marri Tiranës dhe hapësirën te “Ushtari i Panjohur”.

Qartësisht qyteti lavatriçe në mëndjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë.

Çdo metër katror lavatriçe lan mijra euro para të pista të cilat futen në xhepat e të interesuarve duke fuqizuar kështu një klas oligarkësh të cilët do mund të blejnë çdo lloj pushteti”- thuhet në postimin e shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY