Basha nga Cërriku: Varfëria dhe papunësia ka në themel vjedhjen e shqiptarëve...

Basha nga Cërriku: Varfëria dhe papunësia ka në themel vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama

80
0
Shares

 

Në takimin me strukturat e PD në Cërrik, kreu i opozitës Lulzim Basha, u fokusua tek gjendja e rëndë ekonomike, një nga arsyet që krijoi shumicën refuzuese 85% Rama ik.

Zoti Basha renditi disa akte të rënda korrupsioni, që pasurojnë Ramën dhe një grushti klientësh të tij. “Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani.

Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë.

Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës theksoi se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave.

“Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune. “- theksoi kreu i opozitës.

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e opozitës se kriza nuk do të marrë fund përmes një marrëveshjeje politike – pazar.

“Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë.

Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve.

Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar.”- tha lideri i opozitës Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY