Përplasja në Tiranë, policia arreston banorët dhe mbron punonjësit e vetë

Përplasja në Tiranë, policia arreston banorët dhe mbron punonjësit e vetë

211
0
Shares

Një 32-vjeçar është ndaluar nga policia, ndërsa një shtetase tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Policia bën me dije se këta persona gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushta njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Në fakt, ngjarja ka të bëjë me mbrojtjen  epronës (biznesit) të një familjeje, në këtë rrugë, dhe në ato momente ata ishin duke protestuar per te mos lejuar rrethimin e saj. Policia e ka parë të arsyeshme të merret me banorët, sesa me policinë e cila nga raportimet e disa mediave u pa të dhunonte here pas here ata.

NJOFTIMI I POLICISE

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e Policisë Bashkiake, vihet në pranga një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, të shtetasit:

M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dhe disa persona të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushta njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik”.Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY