Ish-ministrja bëhet nënë për herë të dytë, kolegia e saj zbulon gjininë

Ish-ministrja bëhet nënë për herë të dytë, kolegia e saj zbulon gjininë

102
0
Shares

Ish ministrja dhe ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha është bërë mama për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur për mediat, kolegia e saj ish-deputetja Nora Mala me një urim publik në rrjetet sociale.

Postimi i Nora Malaj:

Një urim për ty e mira Klajda!

Muaji Gusht nisi mbare! Uroj që pēr ju të gjithë të jetë i tillë! Mikja ime e mirë , Klajda , sot u bë nënë për herë të dytë.

Po kësaj here, ndryshe nga hera e parë, solli në jetë një vogëlushe të bukur, të cilës i uroj që jeta ta mirëpres e ta dojë, t’i ofroj pafund dashurinë e përkujdesin e prindërve , mami Klajdes e babi Ardianit, vemendjen dhe dashurinë e vëllait Luis , që po e priste me shumë gëzim dhe kuriozitet, dashurinë e nënave dhe të gjysherve , mirësinë e tezes dhe të xhaxhallarëve . Qofsh e lumtur vogëlushja ime !

Nuk ka bekim më të madh sesa mëmësia . Sot , Klajdës ju kompletua familja. Dashuria e prindërve për fëmijët dhe respekti i fëmijëve për prindërit kur rriten janë kapitali më i cmuar për njerëzimin.

Jam e bindur se tashmë Klajda po përjeton momentet më të forta të memesisë, atë të pasjes së foshnjes pranë, armonën e dlirë të qumshtit dhe pastërtisë që e kanë privilegj vetëm bebet dhe e ndjej që së bashku me qumshtin e gjirit do t’i trasmetoj dhe dashurinë për kete botë që tashmë për të është e panjohur, po që do ta shoqëroroj tërë jetë!

Le ta mirëpresim këtë bekim hyjnor me urimin më të mirë:

Qofsh e lumtur vogëlushe, u rritsh plot dashuri, qofsh e rrethuar nga mirësia dhe gëzofsh të gjitha ciklet e jetës me prindërit pranë dhe me emblesi e mirësi rrethuar! Paç jetë të gjatë , të begatë dhe të lumtur! Mirë se erdhe midis nesh! Ardhsh me kembë të mbarë e begati!

Sot ishte një ditë lumturie, se ti na gëzove me ardhjen tënde dhe Mami Klajda e kalojë edhe këtë sporvë të vështirë! Paçi vetëm gëzim e lumturi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY