DETAJE/Hiti “Dark Hose” i kopjuar, Katy Perry përballet me gjyqin dhe akuzat...

DETAJE/Hiti “Dark Hose” i kopjuar, Katy Perry përballet me gjyqin dhe akuzat e rënda

104
0
Shares

Hiti i Katy Perry në “Dark Horse” rezulton kopje në mënyrë të padrejtë e një pjese të një kënge rap  nga viti 2009. Ky ishte konstatimi i një gjykate, e cila të hënën vendosi  që ylli i pop-it të përballet potencialisht me një penalitet të rëndë.

Perry nuk ishte në sallën e gjyqit në Los Angeles kur aktgjykimi u lexua pas dy ditësh të shqyrtimit. Marcus Gray dhe dy autorë paraqitën padinë e shkeljes së të drejtës së autorit pesë vjet më parë, duke pretenduar se Perry dhe prodhuesit e saj vodhën një hit muzikor kryesor, ku 16 sekonda janë kopje nga kënga e tyre rap “Joyful Noise”.

“Dark Horse” u prezantua në 2013 si pjesë e albumit të katërt të Katy Perryt dhe si një nga hitet më të mëdha të saj.

Ajo është shitur në më shumë se 13 milionë kopje në të gjithë botën dhe videoja e këngës ishte e para e një artisteje femër që arrinte një miliardë shikime në “YouTube” dhe “Vevo”, shkruan Panorama Plus.

Në total, kënga është shikuar më shumë se 2.6 miliardë herë që kur ajo është publikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY