Vrasja në Belgjikë, dy dëshmitarë belgë në gjyqin ndaj Mark Frrokut

Vrasja në Belgjikë, dy dëshmitarë belgë në gjyqin ndaj Mark Frrokut

72
0
Shares

Çështjes së ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në Belgjikë në vitin 1999 i janë shtuar edhe dy dëshmitarë të tjerë. Nën masa të rrepta sigurie, një oficer dhe një qytetar belg dhe kanë dëshmuar sot ndaj ish-deputetit Frroku.
Van Deneste Steven, oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Mbretërisë, pasi ka hetuar atje vrasjen e Aleksandër Kurtit, për të cilën dyshohet se autor ështw Frroku. Ndërkohë emri i qytetarit belg nuk dihet.
Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e tij.
Mbi ish-deputetin rëndojnë 4 akuza. Akuza e parë, ajo e vrasjes, i atribuohet për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, ku pas një përleshjeje humbi jetën shtetasi Aleksandër Kurti. Rezulton që Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij ta kenë vrarë Kurtin për shkak të përplasjeve për kontrollin e prostitucionit. Akuza e dytë është ngritur pasi Froku nuk është në gjendje të justifikojë pasurinë e tij prej më shumë se 2 milionë dollarë. E treta ka të bëjë me një akumulim të pajustifikuar të të ardhurave nga ana e tij, i cili në vitin 2002 është dënuar nga autoritetet holandeze me 3 vjet burg për trafik droge. Ndërsa akuza e katërt ka të bëjë me një ndërtim të Frrokut në rrugën e Durrësit, në kryeqytet. Bëhet fjalë për një godinë 4-katëshe, të cilës po i shtohej një kat dhe një shtesë anësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY