Gjykata rrëzon padinë e kryebashkiakut të Kamzës, Suli gati të përballet...

Gjykata rrëzon padinë e kryebashkiakut të Kamzës, Suli gati të përballet me përkrahësit e PD

117
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme padinë e kryebashkiakut në detyrë të njësisë vendore të Kamzës, Xhelal Mziu, për mosnjohjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke i dhënë kështu mandatin kandidatit të Partisë Socialiste, Rakip Suli.

Mësohet se Mziu bëri kërkesë në Gjykatë për të qenë palë në proces dhe dorëzoi pranë saj të gjitha provat që sipas avokatit të tij, Ivi Kaso, dëshmojnë se vendoret nuk ishin legjitime. Megjithatë, kjo kërkesë u hodh poshtë nga organi i gjykimit.

Sipas Kasos, gjykata “mbylli sytë për bashkinë e Kamzës pasi në të janë bërë shumë shkelje gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit”.
“Pas marrjes së mandatit si kryebashkiak i Kamzës, Rakip Suli pritet që të bëjë betimin këtë të enjte në bashki.

Sipas avokatit të PD, Ivi kaso, do të jetë vetë populli i Kamzës që do të vendosë nëse do të pranojë të qeveriset nga një kandidat ilegjitim I zgjedhur nga 9 % e qytetarëve të kësaj bashkie”-tha Kaso.

Pritet që Suli pas bërjes së betimit procedurial, të marrë zyrtarisht detyrën. Ndërkohë, sikurse në Bashki të tjera të vendit që kanë qenë bastione të djathta, mund të haset në rezistencën e përkrahësve të Partisë Demokratike për të mos lejuar lirimin e zyrave. Një skenar i tillë është paralajmëruar më herët edhe nga Mziu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY