Shqipëria mes vendeve që nuk plotësojnë detyrimin e NATO-s

Shqipëria mes vendeve që nuk plotësojnë detyrimin e NATO-s

59
0
Shares

Donald Trump deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen amerikane me trupa dhe para në NATO me plotësimin e detyrimit për shpenzimin e 2 për qind të GDP-së për ushtrinë nga gjithë vendet anëtare të aleancës.
Në fakt, numri i vendeve që nuk plotësojnë këtë detyrim është i lartë dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria. Në listë ndodhen edhe vende si Gjermania, Franca, Spanja apo Italia.
Shqipëria shpenzon 1.2 për qind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.
Në të vërtetë, numri i vendeve europiane që plotësojnë këtë detyrim mund të numërohet me gishtat e njërës dorë.
Greqia prin në këtë fushë duke shpenzuar 2.4 për qind të GDP-së, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara që shpenzojnë 3.6 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.
Pas Greqisë dhe SHBA, vendet që plotësojnë detyrimin janë Britania e Madhe me 2.2 për qind, Estonia me 2.2 për qind dhe Polonia me 2 për qind.
Ndërkohë, Franca shpenzon 1.8 për qind, Turqia  1.6 për qind, nga 1.5 për qind shpenzojnë Norvegjia, Lituania, Rumania dhe Letonia. Bullgaria dhe Portugalia shpenzojnë nga 1.4 për qind.
Italia shpenzon 1.1 për qind në këtë sektor, ndërsa vendet që shpenzojnë 1 për qind ose më pak se ky nivel janë Çekia, Hungaria, Kanadaja, Sllovenia, Spanja dhe Belgjika. Lista mbyllet me Luksemburgun që shpenzon vetëm 0.4 për qind të GDP-së për ushtrinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY