Meta kërkoi masat konkrete, Xhaçka: Provën e seriozitetit e ke tek mënyra...

Meta kërkoi masat konkrete, Xhaçka: Provën e seriozitetit e ke tek mënyra si përballuam tërmetin në Korçë

133
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje shqetësimit të P residentit Ilir Meta lidhur me letrën e dërguar për masat e marra për një termet apokaliptik në Ballkan.

Xhaçka në letrën e saj shkruan se vetë sizmologu grek ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media, ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave e ka të pamundur të parashikojë tërmetet.

Parashikimi i tërmeteve, përtej mundësive të shkencës. Pas konsultimeve edhe me IGJEUM, parashikimi i tyre është i pamundur  IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Sizmiologu Tsentelis përgënjeshtroi lajmin e rremë që u bë shkas për shqetësimin tuaj.

Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë.

Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona. Shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile”.

Ligji “Për Mbrojtjen Civile”, po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji, asistuar nga ekspertë vendas e të huaj transformon qasjen ndaj emergjencave. Ligji “Për Mbrojtjen Civile” zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut.

Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore”, shkruan Xhaçka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY