Kryebashkiakja kërkon të mbyllë lagjen me drita të kuqe, prostitutat kundër: Kemi...

Kryebashkiakja kërkon të mbyllë lagjen me drita të kuqe, prostitutat kundër: Kemi pritur 18 milionë vizitorë…

175
0
Shares

Kryebashkiakja e parë e Amsterdam është duke u përballur fort me punonjësit e seksit në rrethin e famshëm të dritës së kuqe të qytetit pasi propozoi mbylljen e kësaj qendre.

Femke Halsema, një ish-drejtuese e partisë kombëtare Jeshile, ka shkaktuar debate dhe reagime të forta, pasi sugjeroi që qyteti duhet të guxojë të mendojë për rrethin me dritë të kuqe pa prostitucion.

Një grup lobesh i formuar rishtazi, i quajtur Red Light United, pretendon se 90 përqind e punonjësve të seksit që ata pyetën dëshirojnë të punojnë në dritaret e gjetura në rrugicat e ngushta dhe rrugët e kanalit të Singel dhe De Wallen.

Një anëtar i grupit të lobit,i tha gazetës Het Parool: “Punëtorët e seksit janë njerëz dhe ata kanë të drejtë në një vend pune.

Zona është një nga atraksionet më të mëdha turistike në një qytet që priti rreth 18 milionë vizitorë vitin e kaluar. Por, kriminaliteti në rritje dhe numri i madh i vizitorëve, kanë shtuar problemet në zonë.

Kryebashkiakia Femke Halsema, ka veçuar sjelljen e papërshtatshme dhe fyese të vizitorëve ndaj punonjësve të seksit nëpër dritare, si një nga problemet kryesore, bashkë me rritjen e madhe të prostitucionit të palicensuar.

Ajo ka prezantuar një projekt, me katër opsione për lagjen me drita të kuqe. Propozimi i parë është të vendosen perde nëpër dritare, në mënyrë që prostitutat të mos shihen nga rruga. I dyti është që disa dritare të zhvendosen në zona të tjera të qytetit ndërsa opsioni më radikal është që të mbyllen të gjitha dritaret.

Sidoqoftë, opsioni i katërt është rritja e numrit të dritareve dhe krijimi i një hoteli seksi në terren, ku prostitutat e mbërthyera në sektorin e palicensuar, mund të kalojnë lehtësisht tek industria e licensuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY