Tronditet Greqia, lëkundje të tjera të forta tërmeti

Tronditet Greqia, lëkundje të tjera të forta tërmeti

109
0
Shares

Alarmi për tërmetet është i drejtë, pasi raportohet se vendi fqinj Greqia ka patur nje tjetër lëkundje të fortë.

Mediet greke raportojnë se tërmeti 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur këtë mëngjes, në orën 07:39, ishullin e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte e shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim”, tha Stavros Arnaoutakis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY