Kapet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda

Kapet në Angli i shumëkërkuari Gentian Doda

113
0
Shares

Gentian Doda, njeriu që korruptoi gjyqësorin dhe i shpëtoi dënimit me 20 vite burg për vrasje, është prangosur në Britaninë e Madhe.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë për News24 se prej 3 muajsh janë duke u kryer procedurat për ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, për t’u përballur me akuzat.

Krahas procesit në gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta rikthejë sërish në burg Gentian Dodën, për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997, i shumëkërkuari ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsionit.

Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë.
Gentian Doda u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, pasi u arrestua atje për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997.

Pas një kalvari të gjatë përballjesh gjyqësore, që nga 2001, i shumëpërfoluri i botës së krimit, u dënua me 20 vite burgim. Teksa ndodhej në burgim e Fushë Krujës, ai kërkoi rishikimin e vendimit me argumentin se ishte dënuar në mungesë.

Nga gjykata e Lartë dosja mbërriti në shkallën e Parë në Mat. Një treshe gjykuese vendosi të lehtësojë pozitën e të dënuarit, duke bërë rikualifikim të veprës penale, nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje.

Hetimet e nisura në 2017, nxorën në dritë faktin se gjyqtari Shkëlqim Miri kishte marrë ryshfet, për të vendosur në favor të Dodës, i cili u shpall fajtor për akuzën e plagosjes dhe dënimi iu reduktua ndjeshëm. Pas verdiktit të Apelit, Gentian Doda rifitoi lirinë. Ai mundi të arratisej jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri u arrestua gjyqtari dhe të afërm e miq të të dënuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY