“Pa zgjedhje nuk ka negociata”, Meta i përgjigjet Ramës: E falenderoj, po...

“Pa zgjedhje nuk ka negociata”, Meta i përgjigjet Ramës: E falenderoj, po nevojë për piktura nuk kam

80
0
Shares

Pasi njoftoi krijimin e forumit: “Unë jam arbëresh”, presidenti Ilir Meta u eshte përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Nnga Presidenca, live, Meta rikujtoi se pa zgjedhje nè Tetor, nuk mund të gdhihemi me mrekullira dhe hapje negociatash.

“Mandati im si ish student i dhjetorit dhe si politikan është i përgjegjshëm dhe i vërtetë se cilitdo tjetër. Nuk jam këtu ti bëj qokë askujt. E përsëris pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qielli më 18 tetor dhe më 19 tetor të gdhihemi me celje negociatash. Unë jam gati të jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president por dhe si një ish politikan aktiv”,-tha Meta.

Gjithashtu Meta i ka dhënë përgjigje deklaratës së bërë nga kryeministri Rama vetëm pak më parë gjatë bashkëbisedimit të tij me mediat, teksa u shpreh i keqardhur për situatën e tij të vështirë dhe ishte i gatshëm ta ndihmonte nëse do t’i kërkonte ndihmë.

Unë e falënderoj për solidaritetin, po të kem ndonjë problem, nevojë për piktura nuk kam, se ai ka qenë për atë punë, megjithatë ndonjë gjë të vecantë mund ta pranoja. Parametrat e mi janë gjithnjë e një përmirësim, jam gati për majën më të lartë që ka vendi, se nuk dua të largohen, për majën e Korabit, nëse e ka me dëshirë të na bashkëngjitet është e mrekullueshme, e di që ka vështirësi në malet e Tropojës, por në Dibër më të lehtë do të ketë “-tha Meta.

LIVE – Konferencë për shtyp

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 30 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY