Kërkesa për sharkimin e Malajt, Rama “shfajësohet”: Nuk i lexoj deklaratat e...

Kërkesa për sharkimin e Malajt, Rama “shfajësohet”: Nuk i lexoj deklaratat e tij, më ndihmon për paqen

78
0
Shares

Kryeministri i vendit Edi Rama u pyet edhe në lidhje me kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si dhe deklaratat e këtij të fundit.

Rama i hoqi përgjegjësitë e veta, duke shtuar se ato që Malaj kishte thënë, nuk i kishte lexuar për shkak se këshilltari i tij, Endri Fuga nuk ia kishte rekomanduar. Kryeministri shtoi se nuk lexonte shumë, pasi kjo e ndihmonte të gjente paqen.

Ju nuk e besoni por unë nuk lexoj, është pjesë e paqes edhe kjo më ndihmon për paqen. Nuk lexoj përveçse në raste shumë të rralla gjëra që mi rekomandon Fuga, këtë se çfarë ka thënë zoti Malaj s’ma ka rekomanduar. Kritikat i mbaj shumë më tepër se sa dukem, sigurisht mbroj mendimet e mia, s’kam asgjë personale me askënd, as me atë, as me Lulzim Bashën, por me këtë të fundit kam diçka personale që e kam pozitive nuk di si ta ndihmoj, sinqerisht”,– tha ai.
Ndërsa i pyetur për largimin e Bushatit si koordinator në Shkodër dhe nëse kjo lidhje me qëndrimet kritike të Bushatit, kryeministri u shpreh se nuk i rezulton që Bushati të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY