“A ke frikë nga SPAK”, Rama përgjigjet duke sulmuar opozitën: As në...

“A ke frikë nga SPAK”, Rama përgjigjet duke sulmuar opozitën: As në ëndrrën më të keqe se kam parë…

110
0
Shares

Interesi  i gazetarëve gjatë konferencës së sotme me kryeministrin Edi Rama është kanalizuar dhe tek reforma në drejtësi. Mazhoranca është akuzuar se ka kapur të gjitha pushtetet.

Pyetjes se a kishte ëndërruar Rama para se të hynte në politikë se do të kishte të gjitha pushtetet në duart e tij ai iu përgjigj duke sulmuar opozitën.

As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën e këtij vendi të katandadiset siç është katandisur dhe ju lë në të drejtën tuaj të gjykoni nëse është e vërtetë. Është shumë më e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të vrasë veten se sa të këmbëngulë të të vrasë ty çdo ditë, figurativisht me argumente.

Përsa u përket të gjitha pushtetet, nëse unë kam kapur të gjitha SHBA, BE s’keni çfarë të bëni jeni të humbur. Se argumentet që unë kam kapur këto se ka një forcë të errët “deep, deep state”, janë qesharake dhe janë shqetësuese në rastin në fjalë.

Në lidhje me reformën në drejtësi kjo s’është çështje frike dhe as trimërie, as Mic Sokolash. Unë kam vendosur të bëj një reformë në drejtësi, të miratojmë çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do të miratonte dhe do të më sillte në tavolinë. E mbani mend kur kam thënë që se kam lexuar draqftin, sepse ishte kur forca më e madhe politike të mos fuste hundët dhe këtu e ka burimin mbështetja e BE dhe SHBA,-tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY