EMRI/Detaje nga ngjarja në Devoll, makina e djegur e punonjësit të SHÇBA

EMRI/Detaje nga ngjarja në Devoll, makina e djegur e punonjësit të SHÇBA

86
0
Shares

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.1 të Bilishtit. U raportua se u shkrumbua nga zjarri një automjet tip “Hyondai”.

Makina është në pronësi të Devi Agos, punonjës i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë drejtorisë vendore të Qarkut Korçë. Ky fakt i shton më shumë dyshimet që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Agos.

Njoftimi i policisë
Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY