“Çudirat vazhdojnë”, Cakaj bën gafën me komunizmin në Shqipëri, ish deputetja e...

“Çudirat vazhdojnë”, Cakaj bën gafën me komunizmin në Shqipëri, ish deputetja e tall keq

220
0
Shares

Gent Cakaj është ministri më i ri i kabinetit Rama dhe duhet thënë se pasaktësitë dhe gafat e ndjekin nga prapa. Është ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, që ka bërë të ditur këtë gabim të Cakajt.

Ajo ka publikuar një status në Facebook, duke komentuar postimin e fundit të ministrit të Jashtëm. Kejdi thotë se ministria e Jashtme në videon e publikuar shprehet se Shqipëria është një nga vendet që e ka përjetuar më shumë Luftën e Dytë Botërore.

https://twitter.com/i/status/1155465014507184133

Por Kejdi thekson se kjo është një nga gafat më të mëdha të Cakajt. Me doza ironie, Mehmetaj i drejtohet ministrit si “Gjeniu i kabinetit Rama” dhe shpjegon se ku qendron gabimi.

Më i dituri dhe i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z.Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Twitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA.

Sipas studimeve të thelluara që personalisht do ketë kryer, Z.Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991).

Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z.Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara?

Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur.

Çudirat vazhdojnë…”, shkruan ish deputetja e LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY