“Mua s’më dëgjon”, Aurel Plasari për Ramën: Ka një truk që kryeshërbetori...

“Mua s’më dëgjon”, Aurel Plasari për Ramën: Ka një truk që kryeshërbetori të tërhiqet me nder

128
0
Shares

Profesor Aurel Plasari i ftuar në RTV Ora tha se në parim nuk ka monument kulture të paresturueshëm. Profesori është i vendosur dhe nuk do të heqë dorë të thotë të vërtetën.

Aai thotë se siç po shkojnë punët deri tani, kryeshërbëtori, (Shënim: Quan kryeministrin Edi Rama) do ta shëmbë teatrin.

Plasari shton se ka dhe një truk me të cilin Rama mund të tërhiqet.

“Nuk do ta them në publik por por po të më pyeste do i thoja cila është rruga që të tërhiqej me nder. Përderisa nuk pyet nuk kam pse e këshilloj“,-shprehet ai.

INTERVISTA (Një pjesë e shkëputur)

Beti Njuma: Godinë e teatrit duan ta shembin si godinë e vjetër, pra duan ta shembin duke e çkualifikuar si të vjetruar siç e keni cilësuar ju në një shkrim.

Aurel Plasari: Në parim nuk ka monument kulture të paresturueshëm, deri në kufirin ku restaurimi është i pamundur dhe bëhet rindërtimi. Këtë e dinë shumë mirë specialistë, jo specialistë.  Ka shembuj në botë pa fund, ku ka rënë tërësisht suvaja e afreskut e megjithatë kanë arritur ta rindërtojnë. Kjo çështje është krejt larg.

Beti Njuma: Cfarë mendoni se mund ta tërhiqte kryeministrin Rama nga projekti për shembjen e teatrit të bënte një hap pas?

Aurel Plasari: Ka një gjë. Mua nuk më dëgjon, nuk dëgjon as Maks Velon, as Fatos Lubonjën, as Profesor akademikë Artan Fugën, Edmond Tupen etj. Fakti që nuk dëgjon dhe citon në mënyrë selektive ata që i duhen..

Unë mendoj ka një truk me të cilin ai mund të tërhiqet por unë nuk mund ta them publik. Nuk do ta them në publik por por po të më pyeste do i thoja cila është rruga që të tërhiqej me nder. Përderisa nuk pyet nuk kam pse e këshilloj.

Siç po shkojnë punët deri tani do ta shëmbë personazhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY