Lirohet nga burgu “i tmerrshmi i Beratit”, zbuloni kush është ai

Lirohet nga burgu “i tmerrshmi i Beratit”, zbuloni kush është ai

302
0
Shares

Është liruar nga burgu Lul Caka, i njohur ndyshe si i tmerrshmi i Beratit. Caka ka përfunduar dënimin me 25 vite burg, dhënë pas masakrave të viteve 97-98 të ndodhura në qytetin e Beratit.

Caka vuajti dënimin për vrasjen e Pëllumb Eminit, si dhe për tentativën për vrasje të Gani Malushit dhe Ilir Ngresit.

Lulzim Cakën, Apeli i Vlorës e gjeti fajtor për tentativën e vrasjes së Gani Malushit dhe Ilir Ngresit, duke e dënuar me 25 vjet burg në dhjetor të 2012.

Apeli la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit, ndërsa kjo çështje u end në dyert e gjykatave për një dekadë. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapoliruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal.

Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij.

Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

Pas ngjarjes së marsit 2008, Prokuroria e Beratit filloi hetimet dhe çështja u hetua deri në vitin 1999, kur dhe u transferua në Fier, për shkak të trazirave në qytetin e gurtë. Pas gjykimit, ku dëshmuan një sërë punonjësish policie, Lulzim Caka u gjet fajtor për vrasjen e Xhevair Çelës dhe tentativës së vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Më pas, çështja shkoi në Gjykatën e Apelit të Vlorës, e cila la në fuqi vendimin e Fierit. Mbrojtja i bëri rekurs në Gjykatë të Lartë, e cila nuk e kaloi për shqyrtim. Çështja shkoi në Gjykatë Kushtetuese, madje edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në këtë proces gjyqësor dhe rekomandoi që gjykatat shqiptare të rigjykonin Lulzim Cakën. Gjykata e Lartë, në një vendim të muajit prill të këtij viti, e ktheu çështjen në Apelin Vlorë, e cila dje vendosi sërish dënimin e Lulzim Cakës me 25 vite burg. Kjo gjykatë pyeti sërish disa dëshmitarë, ish-punonjës policie gjatë operacionit për kapjen e Cakës në vitin 1998, të cilët konfirmuan fajësinë e të pandehurit.

Për fajësinë e tij, gjykata ka lexuar deklarimet e dy punonjësve të ndjerë të policisë, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi, të cilët kanë treguar konfliktin me Cakën. Madje, Ngresi, ka humbur jetën nga një atentat, i bërë nga Kastriot Jaupi, një nga miqtë më të ngushtë të Lulzim Cakës.

Krimet e Lul Cakës Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij. Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës.
Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët.

Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri.

Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit. Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje.

Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka. Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit.

Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku vuajti dënimin në burgun e Kosovës në Lushnje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY