Gjermani/ Ekstradohet terroristi i dyshuar boshnjak në Belgjikë

Gjermani/ Ekstradohet terroristi i dyshuar boshnjak në Belgjikë

89
0
Shares

Gjermania ekstradoi të hënën në Belgjikë një boshnjak të kërkuar për lidhje të dyshuara me sulmet terroriste në Paris, më 2015. Zëdhënësi i prokurorisë në qytetin Naumburg, Klaus Teëes, tha se 39-vjeçari, i dyshuar për sigurimin e armëve për sulmuesit, “u ekstradua këtë mëngjes”.

Autoritetet gjermane njoftuan muajin e kaluar për arrestimin e tij në natën midis 19 dhe 20 qershorit, në bazë të një urdhëarresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge. Sulmet në Paris, në nëntor të vitit 2015, lanë të vrarë 130 njerëz.

Grupi militant Shteti Islamik, i cili atëbotë kontrollonte territore të mëdha në Siri dhe Irak, e mori përgjegjësinë për sulmet, të cilat dyshohet se u koordinuan nga Brukseli.
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë edhe për sulmet vetëvrasëse në Bruksel, në mars të vitit 2016, të cilat lanë 32 njerëz të vrarë. E njëjta qelizë e Brukselit besohet se ka ndihmuar në organizimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në të dyja qytetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY