Vlahutin bllokon mediat të ndjekin Këshillin e Integrimit

Vlahutin bllokon mediat të ndjekin Këshillin e Integrimit

65
0
Shares

Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh me pjesëmarrjen e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, e cila për prezantimin e progres-raportit të fundit kishte kërkuar që të mos kishte prezencë të medias. Kamerat u lejuan vetëm për pak minuta, gjatë të cilave kryetarja e këtij Këshilli, Majlinda Bregu, i kërkoi Qeverisë të sjellë strategjinë e veprimit.

Pas rekomandimit për hapjen e negociatave, Majlinda Bregu i kërkon Qeverisë të mos flejë mbi dafina.

Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, deputetja opozitare rekomandoi hartimin sa më shpejt të një strategjie veprimi deri në momentin e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, por e bëri të qartë se nuk kënaqet me rolin e spektaktorit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, socialistja Arta Dade, i tërhoqi veshët politikës në të dyja krahët, në lidhje me pengesat që i kanë sjellë procesit të integrimit.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht me mbledhjet e Këshillit të Integrimit, të cilat transmenton live nga televizionet e interesuara, këtë herë medias iu kërkua të dalë nga salla para se ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, të niste prezantimin e progres-raportit.

“abcnews” mësoi se largimin e medias e ka kërkuar vetë përfaqësuesja e Brukselit. Disa pjesë nga fjala e ambasadores Vlahutin u postuan në twitter nga zyra e BE-së në Tiranë.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY