Ka dështuar për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj Klement Balilit, në Gjykatën e Apelit. Shkak për dështimin e seancës së sotme është bërë mosparaqitja e Balilit, si dhe mungesa e avokatit të tij, Theodhori Sollaku.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën, duke caktuar datën 11 shtator për seancën e radhës. Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e ka dënuar Balilin me 15 vite burg, por duke qenë se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, do të vuajë dënimin me 10 vite burg.
Balili nuk e ka pranuar këtë dënim, duke e apeluar, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij.
Kelmend Balili u vetëdorëzua në polici me 15 janar të këtij viti, ku u akuzua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/