Priten tensione dhe në Kajavë, Isa Sakja nuk lëshon bashkinë, zbarkojnë zyrtarët...

Priten tensione dhe në Kajavë, Isa Sakja nuk lëshon bashkinë, zbarkojnë zyrtarët nga Tirana

143
0
Shares

Situata me Bashkitë në vend do të vijojë të shoqërohet me tensione. Përplasja, pas asaj të Devollit, do të zhvendoset në një tjetër Bashki të Demokratëve, siç është Kavaja, ku Isa Sakja shprehet i bindur se nuk do të tolerojë aspak socialistët.

Nuk dihet nëse nga mazhoranca do të përdoret i njëjti skenar si në Devoll, kur zyrat e bashkisë u hapën në mënyrë të dhunshme nga kryebashkiaku i ri, ndërsa në mbështetje të tij ishin forcat e policisë, drejtues të qarkut dhe Prefekturës.

Sikundër raportohet, në Kavajë pritet të mbërrijnë prefektja e Tiranës, kryetari i qarkut, dhe përfaqësues të qeverisë, të cilët do të kujdesen që të zbatojnë porositë e Ramës, që brenda 15 Gushtit të gjitha bashkitë të jenë të marra.

Në anën tjetër, opozita është organizuar dhe shprehet se nuk do të lejojë pushtimin e bashkisë.

(Vijon..)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY