Forca policie në Devoll, Nallbani: Bashkia u pushtua! Partia shteti vendosi ta...

Forca policie në Devoll, Nallbani: Bashkia u pushtua! Partia shteti vendosi ta marrë me dhunë

120
0
Shares

Eduard Duro, kandidati fitues pas zgjedhjeve moniste, ka mbërritur në zyrën e Bashkisë Devoll që në orën 06:30, duke blinduar ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës me forca të shumta policore.

Por nga ana tjetër dhe kryetari ende ekzistues, Bledion Nallbati, i shoqëruar nga administrata, ka mbërritur në ambjentet e Bashkisë.

Në fjalën e tij para gazetarëve, ish-kryebashiaku ka deklaruar se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policëve. Ai është shprehur se do të vazhdojë t’iu shërbejë qytetarëve dhe do shkojë çdo ditë te bashkia.

Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24orë në ditë. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyrë. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”, ka thënë Nallbati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY