Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhje presidencialet në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasur një debat të fortë. Sherri në familjen Clinton kishte të bënte me përpjekjet e Hillary për të fajësuar Drejtorin e FBI-së, James Comey për rënien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve.
“Isha me Bill-in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtitura me Hillary-n në telefon, pasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çështjen e e-mail-ve”, tregon një këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruan “Daily Mail”.
Bill fajësonte për situatën e krijuar menaxherin e fushatës së Hillary-t si dhe kreun e Podestës pasi u treguan të shurdhët për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te milionë e miliona votues të klasës punëtore.
“Bill ishte me fytyrë të skuqur gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuar mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që hodhi telefonin në çatinë e shtëpisë në Arkansas River”.
Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndie i injoruar nga këshilltarët kryesorë të Hillary, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës. Ideja e Bill ishte që të krijohet lidhje me njerëzit që janë lënë pas dorë nga revolucioni në teknologji dhe globalizmi.
“Bill gjithashtu tha se shumë afrikano-amerikane janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatet e tetë viteve të Presidencës së Obamës”, tregon këshilltari i afërt i ish-Presidentit.
Për të, vendimi i Drejtorit të FBI-së nuk do të ndikonte te rezultati i zgjedhjeve pasi votuesit e kishin marrë tashmë vendimin për votën.
“Hillary nuk e dëgjonte. Ajo i tha Bill se idetë e tij ishin shumë të vjetra dhe se ishte jashtë realitetit. Në fund, Bill nuk mund të bënte asgjë sepse Hillary dhe njerëzit e saj nuk e dëgjonin për asgjë që ai thoshte.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/