Greqia kërkon të përmbushen 5 prioritetet për hapjen e negociatave

Greqia kërkon të përmbushen 5 prioritetet për hapjen e negociatave

56
0
Shares

Duket se diplomacia greke i është bashkuar qëndrimit të disa vendeve evropiane lidhur me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i pyetur në televizionin shtetëror “ERT” nëse Athina mbështet pozicionimin e Holandës, që hapja e negociatave të fillojë pas zgjedhjeve në Shqipëri, ai është përgjigjur:

“Pozicionimi ynë është se Shqipëria duhet të përmbushë të pesta kushtet e përcaktuara dhe jo vetëm një, atë që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që procedura e integrimit në BE të jetë thelbësore”.

Qeveria greke ka fortifikuar qëndrimin e vet pas debateve mes Tiranës dhe Athinës të cilat u ashpërsuan pas koalicionit që bëri Rama me PDIU dhe daljes nga koalicioni qeveritar i PBDNJ.

Ditët e fundit ka pasur sërish debat mes kryeministrit Rama dhe zyrtarëve grekë në lidhje me prishjen e disa ndërtimeve në Himarë.

Kotzias ka pasur në Bruksel një takim me homologun shqiptar Bushati, përgjatë të cilit është bërë një vlerësim i përgjithshëm se ku po shkojnë marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në çfarë pike ndodhen diskutimet që po bëhen për të zgjidhur problemet që kanë dalë mes dy vendeve, transmeton topchannel.

“Kemi theksuar – ka thënë ai, – se duhet të ulen tonet, të cilat me mënyra të ndryshme shfaqen gjatë marrëdhënieve tona, të normalizojmë raportet dhe të rifillojmë proceset”.

Kotzias ka pohuar se, në raportin e BE-së nuk tregohet nëse Shqipëria mund të marrë një datë për fillimin e negociatave brenda vitit 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY