Një nga bursat online që operonte në Shqipëri dhe në Kosovë ka mbyllur aktivitetin duke marrë me vete edhe paratë e atyre që besuan se do të fitonin pa u lodhur.
Kompania njihej me emrin Easy Invest, ishte e regjistruar në Tiranë por nuk ka qenë e liçensuar.
Kjo vërtetohet pasi kompania në fjalë nuk është e listuar si subjekt financiar në Bankën e Shqipërisë. Kompania ka shpallur falimentin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit duke kaluar në pezullim statusin e saj, ndërsa nuk ka njoftuar asnjë nga personat që kanë investuar paratë në të, shkruan oranews.
Mësohet se dy vitet e fundit platforma të tilla po shtohen në masë në Shqipëri të ndikuara këto edhe nga ulja e interesit të depozitave në banka. Por shqetësues mbetet fakti se kontrolli ndaj tyre mbetet mjaft i dobët nga institucionet shtetërore.
Duke ofruar produkte mjaft joshëse te qytetarët, platformat e investimeve on-line po përfitojnë nga shqiptarët nisur edhe nga kultura e dobët për njohjen e produkteve financiare.
Erblina Mile
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/