VIDEO/ Basha publikon skemen e vjedhjes te teatri kombetar

VIDEO/ Basha publikon skemen e vjedhjes te teatri kombetar

366
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi një video, që tregon sa m2 grabitet nga prona e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, me qëllim ndërtimin e kullave 200 milionë tek Teatri Kombëtar.

Zoti Basha e postoi videon në facebook me mesazhin se Ramës nuk i intereson Teatri, por kullat.

“Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro!

Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.” – shkruan Kryetari Basha.

Ai fton qytetarët të ndjekin përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, të cilat janë arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar:

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/2534240286627137?s=1132062091&v=e&sfns=mo

Më herët, kryetari Basha ripostoi deklaratën e një viti më parë, kur PD denoncoi aferën 200 milionëshe tek Teatri Kombëtar.

Ndryshimi pas një viti beteje është kontrata e besimit mes opozitës, qytetarëve dhe artistëve.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/2534163876634778?s=1132062091&sfns=mo

“Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

P. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY