Basha në Këlcyrë :Ekonomia po shkatërrohet nga pastrimi i parave , aktiviteti...

Basha në Këlcyrë :Ekonomia po shkatërrohet nga pastrimi i parave , aktiviteti kryesor i Ramës dhe bandës së tij në pushtet

91
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me strukturat lokale të Partisë Demokratike, duke u ndalur në Këlcyrë, ku ka deklaruar se aktiviteti i pastrimit të parave po bëhet sipas tij me mbështetjen e qeverisë.

“Në Shqipëri të vetmet aktivitete ekonomike që po ecin janë të lidhura ne pastrimin e parave të drogës në projektet e ndërtimit. Duke filluar me projektin për Teatrin, Unazën e Re, Milot-Balldren, të gjitha janë projekte për të pastruar paratë e drogës.”- është shprehur Basha.

Sipas kreut të PD-së, kryeministri Edi Rama ka detyruar investitorët e huaj të largohen nga vendi, në mënyrë që të mbrojë grabitjet e klientëve të tij. “Nën regjimin e Edi Ramës Shqipëria është njësoj si Koreja e Veriut, nuk ka asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. – tha Basha. – Pa investime të huaja nuk ka punësim, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie.”- theksoi Basha.

Kreu i opozitës së bashkuar joparlantare përsëriti se PD-ja është e gatshme t’i përgjigjet mesazhit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, “ndryshimit të qeverisjes së vendit për të ndryshuar Shqipërinë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY