Basha në Tepelenë: Rama premtoi punësim, solli vetëm varfërim

Basha në Tepelenë: Rama premtoi punësim, solli vetëm varfërim

67
0
Shares

 

Në Tepelenë, kreu i opozitës solli në vëmendje mashtrimin e Edi Ramës përmes premtimeve të pambajtura. Zoti Basha tha se Rama erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim.

“Rama premtoi shëndetesine falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve.-u shpreh Basha. Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët sot duhet të të paguajnë shtrenjtë në spitalet e shtrenjta private që sot kontrollohen të gjitha nga një-dy persona në të gjithë Shqipërinë.”

Lideri i opozitës vuri në dukje se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se europianët për ilaçe të skaduara apo fallco që nuk japin efekt, megjithëse Rama premtoi ilaçe të lira e të sigurta. Njësoj, Rama mashtroi shqiptarët për punësimin. “Premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga vendi më shumë se 300 mijë shqiptarë.”- tha zoti Basha në Tepelenë, ku vuri në dukje se në vend të premtimit për uljen e taksave, Rama i rriti ato për më të varfërit dhe i uli për të pasurit, duke favorizuar oligarkët dhe duke falimentuar tregtarët e vegjël.

“Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”- theksoi në Tepelenë kreu i opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY