Pranga tatimoreve ne Shkoder, drejtori dhe pronari i hotelit mbahen nen hetim

Pranga tatimoreve ne Shkoder, drejtori dhe pronari i hotelit mbahen nen hetim

81
0
Shares

Dy inspektore te bashkise Shkoder jane vene ne pranga, ndersa drejtori i Drejtorisë se të Ardhurave dhe pronari i nje hoteli, po herohen ne gjendje te lire. Gjithcka eshte bere ne kuader te operacioni policor te koduar “Akomoduesi 2″.

Ne pranga u vune G. N. 52 vjeç, ekonomist, inspektor dhe I. D.49 vjeç, ekonomist, inspektor, për veprat penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër shtetasi, B. Gj. 41 vjeç hetohet i lire për veprën penale të “Shperdorim detyre”.

NJOFTIMI 

Arrestohen dy Inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”, dhe “Falsifikim dokumentash”.

Procedohet në gjëndje të lirë Drejtori i kësaj Drejtorie për veprën penale “Shpërdorim detyre”, dhe pronari i një hoteli për “Fshehja e të ardhurave”.

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P. Shkodër, në kuadër të operacionit policor “Akomoduesi 2” , janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve:

G. N. 52 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër, ekonomist, inspektor,

I. D.49 vjeç, banues në Shkodër, ekonomist, inspektor, për veprat penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër shtetasin, B. Gj. 41 vjeç, për veprën penale të “Shperdorim detyre”.

Keta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumentave kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve u procedua pronari i hotelit shtetasi K. L. 27 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, për veprën penale “Fshehje e të Ardhurave.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY