KQZ miraton rezultatin final, Zguri: KQZ mori pozicion politik

KQZ miraton rezultatin final, Zguri: KQZ mori pozicion politik

97
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me 4 vota pro dhe 1 kundër rezultatin final të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i KQZ-së Klement Zguri, cili votoi kunder tha se në këto zgjedhje ky institucion tregoi një performancë të dobët.

Koleget e KQZ-së zgjodhën qartësisht të zbatojnë dhe të tregojnë njëanshmëri politike, tha ai.

Zguri tha se miratimi i rezultatit final të zgjedhjeve nuk do ta zgjidhë konfliktin politik, madje sipas tij votat në KQZ do e thellojnë më shumë përplasjen.

“Këto zgjedhje u shoqëruan nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do të vazhdojnë edhe pasi ne të miratojmë rezultatin e procesit zgjedhor, konflikti do shkojë me gjatë. Për fat të keq, anëtarët e KQZ-së zgjodhën anshmërinë politike. Vota për këtë proces sigurisht mbetet votë për punën e KQZ-së. Me keqardhje them që e kam të pamundur t’i jap KQZ një notë kaluese. Performanca e dobët e KQZ-së dhe sjellja e KQZ të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Unë nuk bie dakord me shumicën, ndërkohë shpresoj që kolegët ti thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, theksoi Zguri.

Por në qëndrimin e tij, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se këto zgjedhje duhet ti shërbejnë si leksion politikës shqiptare dhe më 30 qershor u vendos rrugëtimi i Shqipërisë drejtë ndërtimit të shtetit.

“I kam konsideruar këto zgjedhje jonormale. Ne vazhdojmë me demokracinë tonë të pakonsoliduar. Nuk kishte shumë për të zgjedhur në këtë proces duke qenë se partitë e spektrit të djathtë nuk mori pjesë. Shqipëria zgjodhi nëpërmjet kushtetutës dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla politike.

Natyrisht që do ketë marrëveshje por këto marrëveshje nuk mund t’u mbivendosen qytetarëve dhe Kushtetutës. Në këto zgjedhje kam ndjerë mbështetjen e fortë të partnerëve perëndimor, të cilët e mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim të vështirë ku kryesorja është ndërtimi i shtetit. Uroj që leksioni të jetë marr nga politika shqiptare, që të paktën këto zgjedhje të kenë shërbyer për diçka”, theksoi Biba.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY