Beteja polici-kanabis: 6 milionë dollarë kundër 6 miliardë dollarë

Beteja polici-kanabis: 6 milionë dollarë kundër 6 miliardë dollarë

82
0
Shares

Qeveria shqiptare ka shpenzuar 6 milionë dollarë për të financuar aksionet antikanabis në të gjithë vendin përgjatë vitit 2016, krahasuar me 3 milionë që u shpenzuan gjatë vitit 2015. Këto shifra i bëri publike në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Skënder Kalemi, drejtor i drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit.

Sipas tij janë 1260 operacione policore, 4470 vende të kontrolluara në të gjithë vendin, 526 automjete, 2 helikopterë, 3 mijë forca policore, 2.5 milionë rrënjë bimë kanabis të asgjesuara, 600 mijë rrënjë të konstatuara në fazën e farishtes, 400 persona të evidentuar si të përfshrië një kultivimin e kësaj bime, 283 të arrestuar dhe 100 të shpallur në kërkim.

Fitimet e isvjetme nga kanabsii llogariten të shkojnë në disa miliard. Megjithatë duke konsideruar se tregu i hashashit ka një efekt zinxhir në rritjen e vlerës nga dora e parë deri tek përdoruesi fitimi i trafikantëve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë krim nga hashashi shkon deri në 6 miliardë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY